Kosova do të aplikojë si shtet vëzhgues në OBT

Miratohet propozimi

Qeveria e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të nis procedurat për aplikimin e statusit të shtetit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se duke ditur rëndësinë e kësaj organizate, ata kanë bërë këtë propozim duke thënë se marrja e këtij statusi hap rrugën për anëtarësimin e plotë në të ardhmen.

Ky propozim është miratuar pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim sot në mbledhjen e Qeverisë.

Thirrje për anëtarësim në OBT    

Back to top button