Kosova do të hapë ambasada në Tajlandë, Bangladesh, Kolumbi dhe Ganë

Këto ambasada priten të hapen gjatë këtij viti

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) ka bërë të ditur sot se Tajlanda, Bangladeshi, Kolumbia dhe Ganës janë disa nga shtetet, ku pritet të hapen dhe funksionalizohen ambasadat e reja të vendit tonë brenda këtij viti.

Nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.

MPJ bën me dije se tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre ambasadave.

Qeveria e Tajlandës pat marrë vendimin për njohjen e Kosovës me datë 24 shtator 2013.  Ndërsa Bangladeshi e ka njohur Kosovën si shtet në muajin shkurt të vitit 2017. Kolumbia e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës në muajin gusht të vitit 2008. Republika e Ganës e ka njohur shtetin e Kosovës në muajin janar të vitit 2012. /21Media

Back to top button