Thaçi: Së bashku mund ta bëjmë Evropën një vend më të sigurt

Thaçi: Së bashku mund ta bëjmë Evropën një vend më të sigurt

Presidenti Hashim Thaçi pas përfundimit të punimeve të Samitit të Sofjes ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetjen e BE-së që të forcojë edhe më tutje marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Po ashtu presidenti ka thënë se është shumë e rëndësishme për ne agjenda konkrete që ka nisur Bashkimi Evropian, me prioritet dhe me trajtim të barabartë për gjashtë shtetet e rajonit tonë.

“Kosova do të mbetet e përkushtuar në kultivimin e vlerave dhe parimeve evropiane. Së bashku mund ta bëjmë Evropën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të jetuar”, thuhet në postimin e Thaçit në Facebook./21Media