Banka Botërore jep alarmin

Banka Botërore jep alarmin

Banka Botërore për Kosovën ka bërë të ditur se në 20 vitet e ardhshme pritet që luginat e ujërave në Kosovë Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepenci, do të ballafaqohen me zvogëlim të sasisë së ujit në raport me kërkesën.

Duke iu referuar gjetjeve të raportit të ri diagnostifikues të Bankës Botërore ‘Pasqyra e Sigurisë së Ujit në Kosovë’, thuhet se Kosova ka vetëm 16 për qind të mesatares rajonale të burimeve të ripërtërira të ujit për person për vit.

Sipas Bankës Botërore, në Kosovë, krahasuar me vendet tjera në rajon, nivelet e të reshurave dhe burimeve të ripërtërira të ujit për person janë shumë më të vogla.