Kosova i dorëzon BE-së programin vjetor për reforma ekonomike

Ministri i financave dorëzon programin vjetor për reforma ekonomike

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza, sot do t’ia dorëzojë Bashkimit Evropian programin vjetor për reforma ekonomike (ERP), i cili është instrumenti kryesor për dialog rreth çështjeve ekonomike dhe një nga tri shtyllat e strategjisë së zgjerimit.

Qeverisja ekomomike është sistemi me të cilin institucionet qeveritare, përfshi edhe akterët e pavarur, siç është Banka Qendrore, rregullojnë dhe drejtojnë ekonominë.

Në kontekst të zgjerimit të BE-së, kjo përfshin: stabilitetin makro-financiar, ambient mirëpritës biznesor, tregje funksionale të fuqisë punëtore dhe financiare, nivele të mira dhe cilësi në arsim, infrastrukturë, inovacion dhe integrim ekonomik.

Back to top button