Kurti: Kemi harmonizuar 80% të programit, ka mbetur vetëm ndarja e posteve. Me Mustafën do të takohemi  pas vendimit të Gjykatës Supreme

Kurti: Kemi harmonizuar 80% të programit, ka mbetur vetëm ndarja e posteve. Me Mustafën do të takohemi  pas vendimit të Gjykatës Supreme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti,  deklaroi se  takimi me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa do të ndodhë pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat e Serbisë. Kurti theksoi se deri më tani me LDK-në kanë harmonizuar 80% të programit qeverisës dhe që ka mbetur vetëm ndarja e posteve për të cilat tha se do të takohen me kryetarin dhe udhëheqjen e LDK-së dhe do të bisedojnë për këët cështje./21Media