Rezultati 5-3

Rezultati 5-3

Kombëtarja e Kosovës në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Anglisë shënoi dy gola.

Golin e dytë për Kosovën e shënoi përsëri autori i golit të parë, Valon Berisha në minutën e 49-të të ndeshjes.

Ndërsa, nga zona e penalltisë, në minutën e 55-të shënoi Vedat Muriqi, për rezultatin 5-3, shkruan rtv21.tv


Ndërkohë, pjesa e parë përfundoi me rezultat 5-1.

Kosova është pjesë e grupit A në kuadër të këtyre kualifikimeve dhe gjendet në pozitën e dytë, një pikë pas liderit Anglisë. Kujtojmë që, Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje./21Media