Qytetarët të mos organizojnë aksione për dhurim të gjakut

Qytetarët të mos organizojnë aksione për dhurim të gjakut

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka njoftuar se ka ngritur nivelin e mobilizimit të stafit të saj në rast të paraqitjes së nevojës për t’ju dalë në ndihmë bashkëkombësve me produkte të gjakut.

“Menjëherë pas marrjes së lajmit, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka ngritur nivelin e mobilizimit të stafit të saj në rast të paraqitjes së nevojës për të iu dal në ndihmë bashkombasëve tanë me produkte të gjakut. Sipas informacioneve nga kontaktet e vazhdueshme mes dy qendrave të transfuzionit, për momentin nuk ka nevoja të shtuara për produkte të gjakut, dhe kërkesat për produkte gjaku janë duke u mbuluar në nivel vendor”, bëhet e ditur në njofitmin e tyre.

QKKTGJ-ja do jetë në gatishmëri të plotë në rast se paraqitet nevoja shtesë për produkte të gjakut, përmes mobilizimit të dhuruesëve të gjakut.

Deri më tani shumica e produkteve të gjakut kanë jetëgjatësi të kufizuar të përdorimit klinik, dhe QKKTGJ-ja ka kërkuar nga qytetarët të mos organizojnë aksione për dhurim të gjakut. Sipas tyre, në rast se do ketë nevojë shtese atëherë QKKTGJ-ja  do të apelojë për dhurim të gjakut.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 29 persona në Shqipëri nga ky tërmet. /21Media