Kosova e gatshme t’i ndihmojë Turqisë edhe me njësitet e FSK-së

Pas tërmetit shkatërrues

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë Turqisë me ndihma humanitare përfshirë edhe njësitet nga FSK-ja.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” u shprehu ngushëllime popullit turk duke thënë se “Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë”

“Me shqetësim mora lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazig të Turqisë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje”, ka shkruar ai.

Ka shkuar në 21 numri i viktimave në Turqi, si pasojë e tërmetit që ndodhi mbrëmë në rajonin lindor. Raportohet se nga ky tërmet janë lënduar mbi 1 mijë persona, e qindra banesa janë shembur./21Media

Back to top button