Përfundoi ndeshja

Përfundoi ndeshja

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mposhtur Islandën 80:78, në ndeshjen e parë parakualifikuese për Kupën e Botës 2023. Çerekun e parë e dominuan vendasit me rezultat 21:13; ndërsa në çerekun e dytë pati rënie të lojës dhe mysafirët arritën ta përafrojnë rezultatin në 35:34.

Basketbollistët tanë dhanë maksimumin dhe të prirë nga tifozët, Dardanët ia dolën ta nisin mbarë kampanjën parakualifikuese. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, që sonte ishte i stërmbushur.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë parakualifikuese për Kosovën dhe njëkohësisht e para me trajnerin e ri grek, Christos Marmarinos, i cili ditë më parë mori drejtimin e Kosovës.

Kosova të dielën luan në udhëtim ndaj Luksemburgut./21Media