Kosova shënon fitore të madhe në Luksemburg

Kosova shënon fitore të madhe në Luksemburg

Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka mposhtur sonte Luksemburgun në udhëtim, me rezultat 84:80.

Takimi vlente për parakualifikimet e Kupës së Botës 2023. Me dy fitore nga po aq ndeshje, djelmoshat tanë kryesojnë grupin B.

Më i dalluari në kombëtaren tonë ishte Drilon Hajrizi me 25 pikë dhe Kastrati me 19 sosh.