Kosova e konsideron Francën aleat të saj

Kosova e konsideron Francën aleat të saj

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Haradinaj e falënderoi Chabert për angazhimin e tij në proceset politike në vend dhe në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me Francën.

“Shpreha përkushtimin tonë për avancimin e këtij partneriteti në fushat e interesit të dyanshëm, me theks të veçantë në këmbimet tregtare dhe ekonomike. Kosova e konsideron Francën aleat të saj dhe mbështetëse në rrugën euro-atlantike të vendit tonë”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media