Një koleksion i fotografive të Kosovës e Shqipërisë

Një koleksion i fotografive të Kosovës e Shqipërisë

Albert Kahn, bankier milioner francez dhe filantropist mori iniciativën të nxjerrë në pah të bukurën nga kulturat e popujve të ndryshëm. Këtë gjë Kahn e bëri duke koleksionuar fotografi të popujve të botës, e kjo u bë me të vetmin qëllim për të promovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin.

Madje, ai përdori ngjyrat “true color” për të paraqitur realitetin. Në mesin e shumë popujve ishte shqiptarët, ku me procesin e ri të autokromit ai paraqiti Kosovën dhe Shqipërinë. Faqja “Fotografitë që kanë bërë historinë” në Facebook publikoi fotografi nga koleksioni i tij.

“Autokromat e mahnitshme të koleksionit Kan – 97 fotografi të hershme me ngjyra të Shqipërisë dhe 94 fotografi të Kosovës nga të cilat kemi bërë një përzgjedhje e cila paraqitet këtu për herë të parë – janë unikale në historinë e fotografisë shqiptare dhe ballkanike. Ato shkëlqejnë si xhevahirë të paçmueshëm në ëndrrën shumëngjyrëshe të Alber Kanit, në Arkivat e Planetit”, thuhet në postimin e tyre.

Ai u rrit në një familje të varfër gjermane që emigroi në Detroit kur ai ishte vetëm 11 vjeç, Atij iu desh të punonte punë të panjohura që të ndihmonte familjen, që nënkuptonte se ai nuk do të mund të luante me piano nga mosha 7-vjeçare, që konsiderohej e pazakontë. Ai dëshironte të bëhej artist, por më vonë e kuptoi se vuan nga verbëria e ngjyrave. Në moshën 15-vjeçare ai iu bashkua firmës së Mason dhe Rice, pa pagesë. George D.Mason u kujdes për Kahn dhe e mësoi si të shkruante. Vazhdoi studimet jashtë dhe u bë arkitekt i njohur.

Ai dizajnoi ndërtesa të shumta, ndër të cilat edhe Universitetin e Michiganit. Karriera e tij mori fund në vitin 1942, në moshën 73-vjeçare./21Media