Salihu: BE infertile për të përmbyllur procesin e negociatave

Salihu: BE infertile për të përmbyllur procesin e negociatave

Fitim Salihu nga Kosovo 2.0, ishte sonte i ftuar në emisionin debatues “Click” të RTV21.

Salihu tha se Bashkimi Evropian po dëshmon çdo ditë e më shumë se është infertil për të përmbyllur një porces të ndjeshëm për rajonin, siç është negociatat e Kosovës me Serbinë.

Vazhdoj të jem skeptik në qëndrimet e Bashkimit Evropian, edhe në raport me çështjen e liberalizimit të vizave, por sidomos në raport me negociatat Kosovë-Serbi. Mendoj që BE dita ditës po e dëshmon vetën fertil për me përmbyll një proces kaq të ndjeshëm për rajonin, dhe për krejt Evropën siç është negociatat Kosovë-Serbi, së paku pa praninë e superfuqive sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. BE-ja është dëshmuar, po them fertile në zgjidhjen e këtij problemi.”, tha ai.

Salihu më tutje tha që ka shtetet të cilat kanë probleme me menaxhim territorial si dhe luftim të krimit të organizuar, por kanë liberalizim të vizave, ndërsa në tjetrën anë Kosova që ka përmbushur të gjitha kriteret e ka ende problem.

Sa i përket liberalizimit të vizave, kemi pasë para disa ditëve që Kosova i ka përmbush 95 kritere, më duket ka qenë, dhe prapë domethënë gjenden arsye, prej taksës deri te marrëveshja finale me Serbinë, të cilat me të vërtetët duket e kot. Siç e tha edhe parafolësi prej shtatorit nuk kemi hapërim në temën e liberalizimit të vizave, ndërkohë që Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon me këtë problem, ndërkohë që kemi shtete të tjera, të cilave iu ka ndodhur liberalizimi i vizave, dhe të cilat kanë probleme edhe me menaxhim territorial si Moldavia, Ukraina ose Gjeorgjia, por edhe problem me luftim të krimit të organizuar, siç janë prapë këto shtete që i përmenda.”, tha Salihu.

Më tutje ai tha se Kosova është bërë e pa shantazhueshme prej Bashkimit Evropian, prandaj ka ngecur në negociata me Sebrinë.

Pra domethënë në të dy aspektet, në liberalizim të vizave si dhe në negociatat me Serbinë, Bashkimi Evropian është duke u treguar i pasuksesshëm në menaxhim të krizës, dhe mendoj që këto janë faktikisht të ndërlidhura, dhe e dyta ndodhë për shkak të parës, sepse liberalizimi i vizave në një formë ose tjetër do të mund të shërbente edhe si mund të them kjo karrota për Kosovën. Dhe në momentin që ti nuk e ke karotën, nuk ke me çka e kërcënon. Kosova sot është bërë e pa shantazhueshme prej Bashkimit Evropian, dhe prandaj jemi futur në një stad të ngecjes, edhe të negociatave me Serbinë, edhe në një stad të reagimeve të liderëve kosovarë si Haradinaj ose Thaçi ndaj Bashkimit Evropian.”, tha Salihu./21Media