Palmer: Intervenimi i NATO-s  ka qenë mundësia e fundit për të gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit

Palmer: Intervenimi i NATO-s  ka qenë mundësia e fundit për të gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit

20 vjet më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhoqën mobilizimin e forcave të NATO-s, duke dhënë shembull se si duhet mbrojtur vlera demokratike dhe si të ngadhënjejë ideali për liri i popujve nën represion.

Në këtë ditë historike, zëvendësndihmës-sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer, tha se SHBA-të e njohin me respekt përkushtimin e Aleancës së NATO-s  dhe sakrificat që i ka bërë këtu për 20 vjet.

NATO-ja ka intervenuar pas shterimit të të gjitha përpjekjeve, dhe ai intervenim ka qenë mundësia e fundit për të gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit dhe për të ndaluar shkatërrimet që po bëheshin në këtë vend. Ata që jemi mbledhur sot e dini shumë mirë që rrethanat e vitit 1999 kanë kërkuar intervenim për të shmangur një katastrofë humanitare. Qëllimi i intervenimit të NATO-s ka qenë i qartë dhe i kufizuar në fushëveprim, për të ruajtur paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë”, tha Palmer, shkruan rtv21.tv

Ai tha se duke kujtuar të gjithë ushtarët që janë plagosur ose kanë humbur jetën, duhet ta ripërsëritim zotimin tonë për të ndërtuar të ardhmen, paqen dhe prosperitetin për fëmijët dhe nipërit e tyre.

Palmer tha se qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar se mund të jenë një partner i besueshëm i komunitetit evropianë, duke ndërtuar institucione demokratike dhe duke përparuar në integrimet euroatlantike.

Ne jemi krenar që po e shpaguajmë mundin dhe sakrificën që qytetarët e Shteteve të Bashkuara kanë bërë për këtë vend”, u shpeh zëvendësndihmës-sekretari.

Ai tha se nuk është në favor që të kthehet ora prapa sa i përket pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, Kosova është e rritur dhe e pjekur mjaftueshëm për të shërbyer si spirancë e demokracisë.

Palmer shtoi se varet nga qytetarët e Kosovës për të përkufizuar fatin e tyre.

SHBA-të do të jenë në anën tuaj, pranë jush, por sot kanë kaluar ditët që SHBA-të, Bashkimi Evropian, NATO e te tjerët,  do të futen nën krahët e juaja për të marr vendime. Një e ardhme e ndritur varet nga ruajtje e një rendi dhe ligji”, shtoi Palmer.

Zëvendësndihmës-sekretari dha një mesazh të qartë para liderëve të Prishtinës, se ata së bashku me liderët e Beogradit duhet të punojnë së bashku që të sjellin para ligjit ata që kanë shkaktuar krime lufte, shkruan rtv21.tv

SHBA-të do të jenë gjithmonë përkrah, por është koha që Kosova të forcojë përpjekjet e saja për të arritur paqe te qëndrueshme, duke arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Me përfundim një njohje të dy anshme. Ky sukses kërkon të largohen te gjitha barrierat, të ketë një frymë bashkëpunimi dhe marrëveshje që do të përmirësonin jetën e qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”, përfundoi Palmer./21Media