“Kosova është me Qeverinë dhe popullin britanik”

Presidenti Thaçi ngushëllon popullin britanik

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është tronditur pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester, menjëherë pas koncertit të këngëtares, Ariana Grande, ku mbeten të vdekur 22 persona dhe 59 të tjerë të plagosur.

“I tronditur me sulmin në Manchester. I tmerrshëm dhe i drejtuar kah pjesa më e cenueshme e shoqërisë. Kosova është me Qeverinë dhe popullin britanik”, ka thënë Thaçi në një postimi në gjuhën angleze në profilin e tij, në Twitter./21Media

Back to top button