Haradinaj flet pas takimit me Papa Françeskun

Haradinaj flet pas takimit me Papa Françeskun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me Papa Françeskun në Vatikan.

Pas takimit, kryeministri i Kosovës ka thënë se kanë qenë të nderuar me pritjen dhe te bekuar me fjalët e Atit të Shenjtë.

“Takim në katër sy me Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Të nderuem me pritjen e të bekuem me fjalët e Atit të Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj po ashtu ka thënë se Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes dhe se rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin.

“Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut i shpreha përkushtimin e popullit tonë, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajmë e kultivojmë, në frymën e për të mirën përbashkët. Kosova është mirënjohëse, që në Selinë e Shenjtë i ka gjetur gjithmonë dyert e hapura”, ak shkruar Haradinaj në Facebook.

Në fund kryeministri ka thënë se bekimi i Papa Françeskut është një nxitje e mëtejshme për udhën që ndjek Kosova me popullin e saj, udhën e qytetërimit evropian./21Media

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj