Klubi i Kosovës në Xhudo po tregon suksese të njëpasnjëshme

Klubi i Kosovës në Xhudo po tregon suksese të njëpasnjëshme

Pas fitores së medaljes së bronztë nga Laura Fazliu në Kampionatin Evropian U18 që po mbahet në Lituani, vjen edhe një medalje tjetër për kosovarët, shkruan rtv21.tv.

Ishte Shpat Zeka, xhudisti i kategorisë deri në 90 kilogramë që fitoi poashtu medalje të bronztë në garat e evropianit për të rinjë.

Këto informacione i ka bërë të ditur trajneri i klubit kosovar të xhudos, si dhe drejtori sportiv i Federatës Kosovare të Xhudos Driton Kuka.

Kosova përfaqësohet denjësisht në këtë kampionat, me dy medalje të fituara. Urime!/21Media