Kampionati Ballkanik i Xhudos i mbajtur në Shkup përfundoi sot

Kampionati Ballkanik i Xhudos i mbajtur në Shkup përfundoi sot

Në këtë kampionat morën pjesë 11 shtete të Ballkanit, ndër to edhe Kosova e cila u largua me 6 medalje.

2 nga këto 6 medalje ishin të arta, Distria Krasniqi në kategorinë 52 kilogramë dhe Loriana Kuka në kategorinë 78 kilogramë.

Medaljet e argjendta u fituan nga Fjolla Kelmendi në kategorinë 48 kilogramë, Flaka Loxha në kategorinë 57 kilogramë si dhe Laura Fazliu në kategorinë 63 kilogramë, shkruan rtv21.tv.

Me medalje të bronztë u shpërblye edhe xhudisti Akil Gjakova në kategorinë 73 kilogramë.

Trajneri i tyre Driton Kuka postoi lajmin në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke u shprehur se është shumë i gëzuar që emra të rinj po dalin në skenën ndërkombëtare.

Pa medalje në këtë kampionat kanë mbetur Kushtrim Gashi, Korab Morina dhe Blenard Begu./21Media