Kombëtarja U-20 me fitore në Kampionatin Evropian

Kombëtarja U-20 me fitore në Kampionatin Evropian

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll të hënën ka treguar fytyrën e vërtetë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Me një paraqitje cilësore, kombëtarja jonë fitoi ndaj Moldavisë me rezultat bindës, 32:26.

Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 12:12, por në të dytën djelmoshat tanë shkëlqyen dhe arritën te fitorja e parë në këtë evropian./21Media