Në portë do jetë Ujkani

Në portë do jetë Ujkani

Sot do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit, që do të fillojë nga ora 18:00.

Në 15 ndeshjet e fundit, “dardanët” kanë qenë në formë super të mirë, duke mos pësuar asnjë humbje, shkruan rtv21.tv.

Siç edhe pritej trajneri i Kosovës, Bernard Chandler ka bërë ndryshime të mëdha. Rashica edhe pse është kthyer nga lëndimi nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë. Ndërsa, në portë do të luajë Samir Ujkani në vend të Aro Muriç.

Ky është formacioni zyrtar:

Kosova të hënën do të përballet me Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve për Europianin./21Media