Kosova përfundon botërorin me fitore bindëse

Kosova përfundon botërorin me fitore bindëse

Ka përfunduar ndeshja hendbollistike ndërmjet Australisë dhe Kosovës me rezultat përfundimtar 20:38 për Kosovën.

Edhe në pjesën e parë të ndeshjes Kosova ishte bindshëm përpara Australisë. Vetëm në pjesën e parë Kosova dridhi rrjetën e kundështarit 21 herë, shkruan rtv21.tv.

Është kjo hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës në sportet ekipore ka arritur të kualifikohet në botëror.

Ndeshja ishte për vend të 23-të që i takon kombëtares tonë. Kosova kishte siguruar biletën e fundit për botëror, ndërsa në Spanjë la përshtypje shumë të mirë në ndeshjen e parë me Kroacinë, ndaj të cilës ishte rival i barabartë. Pos me Kroacinë, kombëtarja ka humbur edhe me Hungarinë, Portugalinë dhe Brazilin. Në fund barazoi me Bahrejnin për pikën e parë në botëror. Të mërkurën djemtë tanë nuk e kishin ditën dhe humbën nga Argjentina në ndeshjen e parë për plasman. Të enjten ndaj Australisë ishin bindës.

Për nga cilësia, Kosova qëndron më mirë se 4-5 kombëtare që do të renditen më lart se ne.

Kosova në Spanjë është prezentuar me të gjitha simbolet.

Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media