Kosova hap konsullatën e pestë në Gjermani

Konsullata është hapur në Hamburg

Është hapur Konsullata e pestë e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani. Konsullata e cila është hapur mbrëmë është vendosur në Hamburg.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli. Ai ka thënë se do të përmes kësaj konsullate do të forccohet tregtia dhe do të promovohen lidhje të forta mes të dyja shteteve.

“Sonte inauguruam në Hamburg Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës që do të promovojë marrëdhënie më të forta me veriun e Gjermanisë, do të forcojë tregtinë dhe shkëmbimet ekonomike, si dhe do t’i shërbejë më mirë diasporës sonë që jeton në veri të Gjermanisë. Kjo është Konsullata pestë e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani, aleati ynë strategjik në Evropë”, ka shkruar Pacolli mbrëmë në Twitter.

Ai tutje ka thënë se gjatë mandatit të tij ka për të zgjeruar misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës në botë.

“Jemi prezentë në shumicën e vendeve të rëndësishme në Evropë dhe në të gjitha rajonet nëpër botë. Kjo paraqet një Kosovë më të fuqishme globale që angazhohet me miq e partnerë”,  ka shkruar./21Media

Back to top button