“Kosova i ka xhudistet më të suksesshme në botë!”

Thaçi e Dumoshi i uruan xhudistet për fitoret e arritura në Paris

Presidenti Hashim Thaçi dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi sonte uruan xhudistet kosovare, me rastin e fitimit të medaljeve në Paris.

Thaçi uroi Distria Krasniqin për medaljen e artë dhe shtoi se vendi ynë ka xhudistet më të mira në botë. “Distria Krasniqi e artë në Grand Slam të Parisit. Një triumf i pritur, sepse Kosova i ka xhudistet më të suksesshme në botë!”, shkroi Thaçi në facebook.

Ndërsa, ministrja Vlora Dumoshi u shpreh se sukseset e sotme të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës janë dëshmi se Kosova tashmë ka zënë vend meritor në hartën e sportit ndërkombëtar. “Si ministre, jam e përkushtuar që të punoj për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën që sportistët tanë të mund të zhvillohen sa më mirë.”, shkroi Dumoshi në facebook.

Distria Krasniqi sonte fitoi medaljen e artë, ndërsa, Nora Gjakova fitoi të bronztën, në Grand Slamin, që po zhvillohet në Paris./21Media

Back to top button