Kosova importon mbi 7.6 milionë kilogramë kafe në vit

Nga vjen kjo sasi milionëshe e kafesë?

Në dy vitet e fundit në Kosovë u importuan rreth 15.3 milionë kilogramë kafe në vlerë prej 36 milionë euro, duke kontribuuar me rreth 10.4 milionë euro të hyra në buxhet nga taksat.

Në Republikën e Kosovës, kanë hyrë hiq më pak se mesatarisht 7.6 milionë kilogramë kafe në vit me vlerë mesatare prej 18.2 milionë euro. Nga importi i kësaj sasie kafeje u volën 5.2 milionë euro taksa ku 31 për qind e këtyre mjeteve apo 1.6 milionë euro vijnë nga taksa doganore dhe 69 për qind apo 3.6 milionë euro nga TVSh-ja (Tatimi i Vlerës së Shtuar).

Në vitin 2016, Kosova importoi 7.7 milionë kilogramë kafe në vlerë prej 17.1 milionë euro. Nga importi i kafes, në arkën e shtetit u grumbulluan 4.9 milionë euro taksa ku nga to ishin 1.6 milionë euro nga tatimi doganor dhe 3.4 milionë euro nga TVSh-ja.

Në anën tjetër në vitin 2017 pësoi rënie. Importi i kafes 7.6 milionë euro me vlerë prej 19.2 milionë kilogramë në vlerë prej 19.2 milionë euro. Nga importi i kësaj sasie u grumbulluan 5.5 milionë euro taksa. Të hyra nga tatimi doganorë 1.7 milionë euro dhe TVSh-ja 3.8 milionë euro.

Çmimi mesatarë për kilogramë si raport i vlerës së importit me sasinë e saj rezulton të jetë 2.21 euro/kg. Në anën tjetër ky çmim po del të jetë më i lartë për 33 cent për kilogramë në vitin 2017, apo 2.54 euro/kg.

Të dhënat e Doganës tregojnë se importi i kafesë në vitin e kaluar ishte më i ulët në raport me një vit më parë në diferencë mbi 170 mijë kilogramë që i bie rreth -2.2 për qind më pak po vlera e saj ishte më e lartë për 2.1 milionë euro mbi 12.5 për qind më shumë duke mbledhur kështu gjysmë milionë euro më shumë taksa në kufi.

Nga vjen kjo sasi milionëshe e kafesë?

Lider i eksportit të kafesë për në Kosovë është Brazili me një pjesëmarrje mbi 41 për qind të importit të përgjithshëm të këtij produkti apo mbi 6.2 milionë kg, duke u përcjell nga Vietnami me 3.8 milionë kg dhe 1.7 milionë kg nga India dhe duke u përcjell me sasi më të vogla të importit nga vendet e tjera.

Nga vendet e rajonit, për dy vitet e fundit 2016 dhe 2017 u importuan mbi 432 mijë kilogramë. Nga Shqipëria u importuan mbi 67 mijë kilogramë kafe, Maqedonia mbi 169 mijë, Serbia mbi 203 mijë kilogramë, dhe Bosnja e Hercegovina mbi 132 mijë kilogramë dhe Kroacia mbi 29 mijë kg kafe./kallxo.com

Back to top button