Kosova i jep leje për vizitë Vuçiqit

Qeveria e Kosovës i dha leje kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq që ta vizitojë Kosovën, por vetëm për tri orë

Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë konferencës për media pas takimit me homologun e tij nga Luksemburgu, Jean Asselborn.

Ministri Hoxhaj u shpreh se ky vendim për të lejuar ardhjen e kryeministrit serb ishte i vështirë për Qeverinë, kjo pas provokimeve të fundit që kanë ardhur nga shteti fqinj.

Mirëpo në fund kryeministri i Serbisë e anuloi vizitën në Kosovë me arsyetimin se nuk dëshiron t’i pranojë nënçmimet e Prishtinës zyrtare.

“Nuk vjen parasysh një presion dhe cirkus i tillë çfarë ka bërë Prishtina”, ka thënë Vuçiq në emisionin “Oko” të RTS-it./21Media

Back to top button