I ftuar në emisionin Argument Plus ishte ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati

I ftuar në emisionin Argument Plus ishte ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Ministri ka ripërsëritur përkrahjen e Shqipërisë në dialogun e Kosovës me Serbinë, por edhe në çështje tjera, duke kërkuar edhe bashkimin e spektrit politik në Kosovë për sfidat që e presin shtetin e Kosovës në të ardhmen, shkruan rtv21.tv.

Sipas Bushatit përveç dialogut, për Kosovën ka edhe tema tjera të rëndësisë së njëjtë që duhet punuar në drejtimin e tyre, përfshirë këtu procesi i transformimit të FSK-së në forcë të armatosur , hapja e një prespektive për anëtarësim në NATO, hapja e një prespektive për të aplikuar për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian e çështje tjera./21Media