Ekzemplari i “Medaljonit të Probit”, gjendet vetëm në Kosovë në Austri

Ekzemplari i “Medaljonit të Probit”, gjendet vetëm në Kosovë në Austri

Kosova dikur kishte prodhuar vetë paranë, kjo për shkak të tokës së saj të pasur me minerale të shumta. Për të folur për evaluimin e monedhës në Kosovë që nga kohërat antike e deri më sot në studion e Bon Bon në RTV21, ishte  Drejtori i Muzeut të Kosovës Skender Boshtrakaj.

Ai ka deklaruar se një vend si i yni që ka miniera të arit dhe të argjendit, me  një përkrahje ekonomike simomos me anë të procesit të privatizmit do ta zbardh historinë e këtyre minierave. “Në muzeun e Kosovës në posedojmë një koleksion të konsiderueshëm të Numizmatikës dhe si ço koleksion tjetër e ka kryefjalën e vet me koleksionin numizmatik, mund të mburremi me një medaljon të quajtur “Medaljoni i Probit”, arkeologët dhe historianët e thonë që janë dy ekzemplarë të tillë në botë një është në Austri dhe i dyti është në Kosovë.” ka thënë Boshtrakaj. Ai ka shtuar se medaljoni është në gjendje të mirë. Për më shumë detaje ndiqeni videon. /21Media