2:1 për Kosovën

2:1 për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës kaloi në epërsi në ndeshjen që po zhvillohet sot ndaj Çekisë. Golin e dytë për Kosovën e shënoi Mërgim Vojvoda, shkruan rtv21.tv.

Ndërkohë, pjesa e parë përfundoi me rezultat 1;1. Në minutën e 16-të shënoi Schick, ndërsa rezultatin barazoi Vedat Muriqi në minutën e 20-të.

Për Kosovën kjo është ndeshja e katërt në kuadër të këtyre kualifikimeve, ndërsa ndeshjen e radhës e ka me Anglinë me 10 shtator. Kosova në këto ndeshje, përballet me mungesën e pesë lojtarëve, si Arbër Zenelin, Milot Rashicën, Hekuran Kryeziun, Herolind Shalën dhe Benjamin Kolollin./21Media