Kosova mposhti Estoninë

Kosova mposhti Estoninë

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Kryeqytet e zhvilloi ndeshjen më të rëndësishme që nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.  Kosova u përballë me Estoninë në takimin përcaktues për të kaluar në fazën e kualifikimeve për Kampionatin Botërorë, ”Kina 2019”.

Edhe pse përfaqësuesja e Kosovës e nisi mirë çerekun e parë të lojës, me angazhim të të gjithë lojtarëve, pjesën e parë të përballjes ndaj Estonisë, Kosova e mbylli me disavantazh prej tri pikësh (35:38),me të cilin rezultat shkoi edhe në pushim, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, në pjesën e dytë të takimit, Kosova  luajti lojë të mirë, me ç’rast e fitoi edhe çerekun e tretë me rezultat 19-14. Ndërkohë që, çereku i katërt ishte paparashikueshëm e më shumë përmbysje. E këtë çerek, Kosova  e fitoi me rezultat 75-69 për të siguruar një kualifikim të madh dhe historik.

Me fitoren e sontme, Kosova ka përfunduar e dyta në Grupin C./21Media