Kosova kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos

Kosova kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos

Federata e Futbollit e Kosovës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kombëtares A të Kosovës, do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës prej 20 deri më 27 mars.

Së këndejmi FFK-ja ka rritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Faso që të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris, njofton FFK.

Ndeshja kundër Madagaskarit do të zhvillohet më 24 mars, derisa ndeshja kundër Burkina Fasos do të zhvillohet më 27 mars.

Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumet prestigjioze të Parisit me rrethinë.