Muriqi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës

Muriqi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot ka mbajtur stërvitjen e dytë para ndeshjes ndaj Çekisë.

Përpos Vedat Muriqit, i cili sot është larguar nga grumbullimi i Kosovës, për shkak të lëndimit që ia pamundësoi paraqitjen në dy ndeshjet e nëntorit, përzgjedhësi, Bernard Challandes pati në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë.

Stërvitja ishte e hapur vetëm 20 minuta për media si dhe shikues, të cilit ishin në një numër të madh për të parë nga afër këtë seancë.

Kujtojmë që ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:45.