Kosova mbetet një nga vendet me më së paku investime në rajon

Barriera e të bërë biznes

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizoi sot konferencën “Barrierat e të bërit biznes në Kosovë”, ku sipas drejtuesve të kësaj Ode, Kosova ende mbetet një nga vendet me më së paku investime në rajon.

Sot OAK-u ka prezantuar barriera për të bërë biznes, të cilat i adresohen Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Agjencioni Pyjor i Kosovës është administruese e mbi 42 përqind të tokave pyjore në Kosovë, kështu që e bën njërin nga faktorët kryesor në tërheqjen e investimeve.

Ismet Mulaj drejtor ekzekutiv në OAK, tha se sot me politikat aktuale të Agjencisë së Pyjeve, nëse një investues është i interesuar që të investojë në një zonë e cila administrohet nga APK, ajo jep pëlqime vetëm deri në 5 vjet dhe atë vetëm për ndërtim të përkohshëm.

“Cili biznes ka interes që të investojë në një zonë ku kontrata për shfrytëzimin e kësaj toke është deri në pesë vite. Asnjë biznes nuk ka arsyeshmëri që të investojë në kontrata kaq afatshkurtra”, tha Mulaj.

Problemi tjetër që i adresohet APK-së dhe Komisionit për Miniera dhe Minerale është se të dy institucionet taksojnë një taksë për rikultivim, taksë e cila është e dyfishtë dhe është barrë për biznesin. Sipas tij, nuk ka asnjë investitorë serioz në sektorin minerar në Kosovë.

Back to top button