Kosova më 29 qershor mëson kundërshtarin e kualifikimeve për Botëror

Në fillim të muajit nëntor, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luaj ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Shorti për fazën e parë kualifikuese do të tërhiqet të mërkurën, më 29 qershor, nga ora 11:00 në Vjenë.
Në fazën e parë kualifikuese paraqiten 18 ekipe kombëtare nga Evropa. Përmes shortit caktohen nëntë çifte, ndërsa nëntë skuadrat më të suksesshme avancojnë në fazën e dytë kualifikuese.
Ndeshjet e para luhen më 2 e 3 nëntor, ndërsa të kthimit më 5 e 6 nëntor. Kosova është e para në grupin e kombëtareve jo bartëse, ku bëjnë pjesë edhe Izraeli, Finlanda, Luksemburgu, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Letonia. Ndërkohë në vazon e parë janë: Austria, Sllovakia, Islanda, Turqia, Ukraina, Ishujt Faroe, Portugalia, Greqia e Italia.
Pra njëra prej këtyre kombëtareve do të jetë kundërshtare e Kosovës. Përmes shortit caktohet edhe kombëtarja vendase në ndeshjen e parë.
Federata e Hendbollit e Kosovës thotë se synimi i Kosovës është i qartë – kalimi i fazës së parë kualifikuese.
“Hendbollistet tona kanë pasur një edicion të suksesshëm, ndërsa situata e tyre në klubet ku luajnë pritet të jetë e mirë edhe në vjeshtë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button