Ambasadori pret forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Ambasadori pret forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Ambasadori i parë në Mbretërinë e Tajlandës, Muhamet Brajshori, sot ka paraqitur kopjet e Letrave të Kredencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti.

Brajshori ka thënë se pret një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët e Kosovës në Tajlandë forcim të marrëdhënieve dypalëshe.

“Sot kam paraqitur tek Drejtori i Përgjithshëm i Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Tajlandës, Nadhavathna Krishnamra, kopjet e Letrave të Kredencës si ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Tajlandës. Pres një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët tonë në Tajlandë dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo është ambasada e parë e Republikës së Kosovës në Azinë Juglindore e cila do të jetë urë lidhëse dhe do të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy popujve tonë dhe miqtë e partnerët e tjerë në këtë rajon”, ka shkruar ai.

Muahmet Brajshori ka arritur në Tajlandë tashmë gjashtë ditë më parë dhe njoftimin për këtë e ka bërë Ambasada e Kosovës në Bankok përmes një postimi në Twitter.

“Ambasadori i caktuar @mbrajshori ka mbërritur në Bangkok për të marrë detyrën e tij si Ambasadori i parë i # Kosovës në Tajlandë dhe rajonin e #Azisë”, thuhet në njoftim.