Në Gjakovë u mbajt koncert festiv lidhur me fillimin e punës së këtij ansambli

Në Gjakovë u mbajt koncert festiv lidhur me fillimin e punës së këtij ansambli

Violinisti i njohur dhe anëtari i Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli të shtunën e kaluar dha një koncert siç e quajti ai FESTIV! Pse u quajt festiv? Sepse z. Doli me te promovoi themelimin e një ansambli të ri të muzikës shqiptare në Gjakovë e Kosovë, duke i dhënë madje edhe emrin e vet! Salla e madhe e Pallatit të kulturës “Asim Vokshi” ishte mbushur si asnjë herë deri tash me dashamirë të këngës. Koncerti, që zgjati rreth dy orë, u mirëprit nga të pranishmit të cilët me duartrokitje duke dëshmuar se u ndan të kënaqur me gjëra të reja që solli ky ansambël.
Të ndjekim në vazhdim një reportazh nga kjo ngjarje që ka përgatitur ekipi ynë. Gazetar Esad Dujaka, kameraman Gëzim Arifi./21Media