Sporti i Kërlingut në Kosovë

Sporti i Kërlingut në Kosovë

Ekipi i Kosovës në kërling, ka mbyllur garimin në kampionatin botëror të kërlingut për mikse, që po mbahet në Aberdeen të Skocisë.

Ekipi ynë debutoi në botëror me një fitore ndaj Nigerisë por, në fund doli e gjashta nga shtatë kombëtare duke mos arritur të kualifikohet më tutje.

Ndërsapësoi humbje nga kombëtaret e  Kanadasë, Gjermanisë, Bjellorusia, Estonisë e Hong Kongut.

Megjithatë, një fitore në kampionat botëror është sukses për ekpin tonë pasi ky sport ende është në hapat e parë të zhvillimit në Kosovës.

Buxheti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është 41 milionë euro për vitin 2019, 6 milionë më shumë se vitin e kaluar. Në vitet e fundit, rreth 50 për qind e buxhetit shkon për zhvillimin e sporteve por sporti i kërlingut po lihet anash nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit./21Media