Kosova me probleme të dukshme në lirinë e shtypit

Për dallim nga viti i kaluar Kosova sivjet radhitet në pozitën e 82 sa i përket lirisë së shtypit

Pavarësisht se Kosova ka shënuar ngritje në radhitjen e Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë në vitin 2017, cilësohet se ende ka probleme të dukshme. Organizata, Reporterët pa Kufij, sot publikoi listën e raportit të lartëcekur, në të cilin Kosova gjendet në pozitën e  82-të, derisa vjet gjendej në të 90-ën.

Edhepse shënoi ngritje të vogël, Kosova gjendet në kategorinë me probleme të dukshme,  në të cilën  gjenden edhe Bosnjë Hercegovina (në vendin e 65, vjet 68), Serbia (sivjet 66, vjet 59), Kroacia (74, vjet 63), Shqipëria (76, vjet 82) dhe Mali i Zi (106, vjet po ashtu 106), shkruan REL

Nga vendet ballkanike në kategorinë më të ulët, në atë me situatë të vështirë në lirinë e shtypit, është Maqedonia, megjithqë është radhitur më mirë se vitin e kaluar. Maqedonia është në pozitën 111, ndërsa vjet ishte e 118-ta.

Ndërsa, në kategorinë me situatë të mirë kryeson Norvegjia, pastaj radhiten Suedia, Finlandam Danimarka, Holanda, Kosta Rika, Zvicra, Xhamajka, Belgjika dhe Islanda.

Back to top button