Kosova me menaxhim të ultë të mbeturinave

Selimi: BE mbetet donatori kryesor për menaxhimin e deponive

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm KOSID në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë” organizoi tryezën diskutuese me temë “Avancimi i zbatimit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë me Ekonominë Cirkulare”.

Në këtë tryezë u diskutua gjendja aktuale dhe potenciali i Kosovës për zbatimin e politikave dhe planeve të veprimit për avancimin e strategjive dhe implementimit të menaxhimit të mbeturinave të vendit me ekonomi cirkulare përmes një zhvillimi të duhur të mekanizmave ligjor, ekonomik dhe infrastrukturor.

Udhëheqësi për gjendjen e mjedisit nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Afrim Berisha, tha se si Agjenci fokusin kryesor kanë monitorimin e gjendjes së mbeturinave dhe mbledhjen e informacioneve nga kompanitë dhe komunat për sistemin e mbeturinave.

Eksperti ligjor në GIZ, Dritan Vatovci, tha se gara për mjedis të pastër është të fuqizohen komunat dhe ndërmarrjet publike ku është një fond prej 4.5 milionë euro .

Sipas raportit të Këshillit të Evropës, menaxhimi i mbeturinave në Kosovë është i ulët, ndonëse ka një legjislaturë  mbetet larg direktivave të BE-së.

Përfaqësuesi nga zyra e BE-së në Kosovë, Gazmend Selimi tha se BE mbetet donatori kryesor për menaxhimin e deponive sanitare.

Brengosëse është varshmëria e institucioneve të Kosovës nga institucionet ndërkombëtare për politikat e mëtutjeshme./21Media

Back to top button