Kosova merr kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor nga 1 janari

Kosova do të nis kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor nga 1 janari i vitit 2019., njofton Ministria e Punëve të Jashtme

Kjo është vendosur në takimin e Këshillit të Zyrtarëve të Lartë të Fondit të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur më datat 19 dhe 20 dhjetor, 2018 në kryeqytetin e  Shqipërisë – Tiranë.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është organizatë ndërkombëtare e themeluar nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të promovuar bashkëpunimin në rajon.

Objektivi kryesor i këtij Fondi është që të fuqizojë bashkëpunimin në mes anëtarëve të vet dhe kohezionin rajonal me projekte të ndryshme me qëllim të avancimit të procesit të integrimeve evropiane.

Back to top button