Mustafa: Me kryesimin e Kosovës, MARRI do të vazhdoj të jetë një instrument i fuqishëm

Mustafa: Me kryesimin e Kosovës, MARRI do të vazhdoj të jetë një instrument i fuqishëm

Në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës u mbajtën punimet e nivelit më të lartë vendimmarrës të Iniciativës rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI), njofton Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media.

Në këtë takim, Bosnja e Hercegovina i dorëzoi Kosovës kryesimin një vjeçar me këtë Iniciativë.

Gjatë fjalimeve të mbajtura nga përfaqësues të vendeve anëtare të MARRI-t, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk pati asnjë kundërshtim.

Në adresimin e tij, ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa konfirmoi qartë rrugën evropiane për të cilën është përcaktuar Kosova.

Mustafa posaçërisht përmendi rëndësinë e projekteve të financuara nga GIZ dhe organizata të tjera.

Pas dorëzimit të kryesimit nga përfaqësuesit e Bosnje-Hercegovinës tek përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, ministri morri kryesimin e takimit.

Në fjalën e tij tanimë në cilësinë e kryesuesit të MARRI, Mustafa duke iu drejtuar përfaqësuesve të vendeve anëtare, u shpreh ndër të tjera se bashkëpunimi rajonal është parim kyç dhe vlerë demokratike që duhet përfaqësuar nga vendet e rajonit.

Ju siguroj se me kryesimin e Kosovës, MARRI do të vazhdoj të jetë një instrument i fuqishëm veç tjerash edhe i bashkëpunimit tonë. Sikurse që na lidhin shumë vlera ajo që është shumë me rëndësi, është e ardhmja e përbashkët, pra Bashkimi Evropian dhe kultivimi i vlerave dhe parimeve të tij”, përfundoi ministri.