Kosova mirëpret investimet e Turqisë

Sakar: Kosova është vend i rëndësishëm

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve.

Ministri Shala ka thënë se ministria që drejton është bartëse e zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike.

“Kemi disa kompani turke që janë të interesuara për të investuar në Kosovë në fushën e energjisë së ripërtërirë dhe për Republikën e Kosovës çdo investim nga shteti i Turqisë është i mirëseardhur. Dua t’ju garantoj për përkushtimin tim që investitorët nga Turqia do t’i kenë të gjitha lehtësirat që ligji i mundëson”, ka thënë Shala.

Ndërsa, ambasadori turk, Çagri Sakar ka thënë se Kosova është vend i rëndësishëm dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

“Dëshiroj të theksoi se për ne është e rëndësishme thellimi i bashkëpunimit dhe besoj që MTI luan një rol të rëndësishëm në këtë bashkëpunim”, ka thënë Sakar.

Ndërkaq, Shala ka theksuar se për Kosovën është i rëndësishëm bashkëpunimi me Turqinë, pasiqë shumë kompani turke kanë investuar në Kosovë dhe janë treguar të suksesshme./21Media

Back to top button