​Kosova mposht Izraelin

(Lajm i përditësuar)


​Kosova mposht Izraelin

Kosova ka shënuar fitore 1:0 por me peshë shumë të madhe ndaj Izraelit.Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova në praninë e rreth tre mijë shikuesve e fitoi ndeshjen e shtyrë të kualifikimeve për Euro 2024.


Vedat Muriqi lëndohet

Vedat Muriqi është lënduar në fushën e “Fadil Vokrrit” në minutën e 65-të, ndërsa u zëvendësua nga Meriton Korenica.

Kosova në epërsi kundër Izraelit

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Izraelit pas 42 minutave lojë në “Fadil Vokrri”.

Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë.

Ishte anësori Milot Rashica ai që shënoi gol të bukur për ti dhënë “Dardanëve” epërsinë në këtë ballafaqim.


Kosovë-Izrael, policia e konfirmon arrestimin e dy personave

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka arrestuar dy persona, në lidhje me ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës.

Personat në fjalë (meshkuj kosovarë) kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor.

“Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, shkruante në komunikatën e Policisë së Kosovës”, shkruante në komunikatën e Policisë së Kosovës.


​Kosovë-Izrael, nis ballafaqimi në “Fadil Vokrri”

Ka nisur ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo sfidë është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2024 dhe zhvillohet sot pasi ishte shtyrë nga FIFA muajin e kaluar për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Rreth 5000 tifozë janë të pranishëm në tribuna, derisa fusha është në gjendje shumë të keqe për shkak të reshurave të shiut që po vazhdojnë edhe më tutje.

Kosova ka shtatë pikë në grupin I duke u renditur në vendin e katërt, ndërsa Izraeli është në vendin e tretë me 11 pikë.


Kontrolle të rrepta të sigurisë para takimit Kosovë- Izrael 

Ndeshja Kosovë-Izrael do të zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Takimi i parashikuar të luhej më 15 tetor, u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të Hamas në Izrael.

Nga pamjet e siguruara nga kp vihet re se kjo ndeshje do të luhet nën masa të rrepta sigurie.

Ndryshe, ndeshja është e vlefshme për kualifikueset Euro 2024 në futboll.


​Kosova-Izraeli, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatit Evropian Euro 2024.

Në ndeshjen e fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve, Kosova e mposhti 3:0 Andorrën, kurse Izraeli fitoi 1:0 kundër Bjellorusisë.

Momentalisht, Izraeli renditet në vendin e tretë me 11 pikë, krahas Kosovës që zë vendin e katërt me shtatë pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët veçse kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Back to top button