Siguron gjysmëfinalen

Siguron gjysmëfinalen

Ka përfunduar ndeshja mes Nigerisë dhe Kosovës për grupmoshën U-21, me rezultat përfundimtar 21:34. Edhe në pjesën e parë Kosova ka dominuar. Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 11:22, shkruan rtv21.tv

Hendbollisti më efikas i takimit ishte Drenit Tahirukaj, i cili ka shënuar 9 herë.

Nesër zhvillohen dy ndeshje në gjysmëfinale, nga ora 13:00 zhvillohet përballja e grupmoshës U-19, mes Kanadasë dhe Nigerisë. Ndërsa, në orën 17:00, në grupmoshën U-19 do të zhvillohet takimi mes Taipeit Kinez dhe Kosovës. Ndërkaq, për grupmoshën U-21, nga ora 15:00 zhvillohet përballja mes SHBA-së dhe Taipeit Kinez. Kurse nga ora 19:00 përballja mes Kosovës dhe Paraguajit.

Sot gjatë ditës Kosova ka zhvilluar edhe një përballje, atë me Kanadanë në grupmoshën U-19. Ndeshja mes Kanadasë dhe Kosovës ka përfunduar me rezultat përfundimtar 35:31.

Ndeshja e parë për sot ka qenë mes Nigerisë dhe Paraguajit për grupmoshën U-19, e cila ka përfunduar me rezultat përfundimtar 31-18, në favor të Nigerisë. Ndërsa, ndeshja e dytë në grupmoshën U-21, mes Paraguajit dhe SHBA-së ka përfunduar me rezultat përfundimtar 19:28, në favor të SHBA-së./21Media