Sonte Kosova u përball me Portugalinë në një ndeshje hendbolli

Sonte Kosova u përball me Portugalinë në një ndeshje hendbolli

Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm në Hendboll, Kombëtarja A e meshkujve e Kosovës sonte luajti përballë Portugalisë, shkruan rtv21.tv.

30 minutat e para përfunduan me rezultat 11 me 17 në favor të Portugalisë. Me këtë tempo vazhdoi edhe pjesa e dytë, me Portugalinë duke dominuar ndeshjen.

Ndeshja përfundoi me rezultat 22 me 36 në favor të portugezëve.

Përballja e sotme u transmetua direkt në Televizionin 21 Plus./21Media