Ukraina shënoi kundër Kosovës

Ukraina shënoi kundër Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka pësuar edhe disfatën e radhës në kualifikimet e Botërorit ‘Rusia 2018’.

Kosova është mposhtur nga Ukraina sonte me rezultat 0-2, në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.

Futbollistët e Kosovës edhe pse u mundën nga ukrainasit, megjithatë, treguan paraqitje mjaft të mirë, madje, më pak fat kanë mundur të marrin të paktën një pikë nga kjo sfidë interesante.

Pjesa e parë u mbyll pa gol, derisa në fraksionin e dytë, skuadra mysafirë ia doli të shënojë dy herë.

Fillimisht Leart Paqarada në minutën e 60-të shënoi auto-gol për të kaluar Ukrainën në epërsi, derisa fitoren skuadrës së Andry Shvchenkos ia siguroi Yarmolenko në minutën e 87-të.

Kosova pëson disfatën e tetë radhazi, dhe renditet e fundit në Grupin I me vetëm një pikë, derisa

Ukraina tani ka 17 pikë, dy më pak së liderja e tabelës, Islanda. Përfaqësuesja jonë ndeshjen e radhës e luan në udhëtim tek Islanda, të hënën mbrëma, kurse, Ukraina pret Kroacinë.