Kosova e fortë për Çekinë

Kosova e fortë për Çekinë

Kombëtarja e Kosovës e fitoi përballjen e sotme ndaj kombëtares Çeke, me rezultat 2:1.

Golin e parë në ndeshjen e sotme që u zhvillua ne stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Çekia në minutën e 16-të, por pas katër minutave barazoi Kosova me anë të sulmuesit, Vedat Muriqit.

Ndërsa, në pjesën e dytë Kosova doli në epërsi me anë të golit të Mërgim Vojvodës, të shënuar në minutën e 67-të, shkruan rtv.21,

Kujtojmë që Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje. Ndeshjen radhës Kosova do ta luajë kundër Anglisë, më 10 shtator./21Media