Edhe një fitore për Kosovën në futboll

Edhe një fitore për Kosovën në futboll

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 ka shënuar fitore ndaj Turqisë U21 me rezultat përfundimtar 3 me 1.

Djelmoshat e Rafet Prekazit e nisin më mirë ndeshjen duke pasur disa raste të mira shënimi, por golin nuk arritën ta gjenin deri në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ishte Arbenit Xhemajli i cili shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Turqit barazuan rezultatin 13 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, mirëpo kjo ishte e tëra se çfarë arritën të bënin mysafirët.

Mirlind Daku me një gol fantastik me kokë arriti ta rikthejë epërsinë, ndërkaq ai i cili vulosi rezultati përfundimtar Kosova U21 – Turqi U21, ishte sulmuesi Lirim Kastrati.

Me këtë fitore Kosova bëhet lidere e grupit me pikë të plota pas dy ndeshjeve të zhvilluara, pasi që disa ditë më parë mposhti edhe Andorën në udhëtim.