Kosova ndan 20 mijë euro për katedralen Notre-Dame

Vendimi është marrë sot

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe përkrahjes për rindërtimin e katedrales Notre-Dame në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.

Katedralja Notre Dame ishte përfshirë të hënën nga një zjarr i madh që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shumë shtete, biznesmenë e emra të njohur janë zotuar se do ta ndihmojnë rikonstruktimin e kësaj katedraleje, duke dhuruar shumë parash.

Dje, Ramush Haradinaj ka deklaruar se do të ndajë mjete financiare për katedralen Notre Dame, e kjo ka nxitur reagime të deputetëve të Kosovës. Pas disa deklaratave të deputetëve në lidhje me ndihmën që do ta bëjë Qeveria e Kosovës për katedralen, Notre Dame, ka reaguar edhe kryeministri  Haradinaj dje ka deklaruar se Kosova gjithsesi do të dhurojë një shumë simbolike për Francën, sepse sipas tij shqiptarët shquhen për këtë gjest.

“Duhet te kemi kujdes ne deklarimet tona, është gjest që shqiptarët shquhen për një gjest të tillë. Është një shumë simbolike një gjest të tillë do ta bënë edhe Kosova”, ka thënë i pari i Qeverisë.

Kreu i ekzekutivit gjatë kësaj deklarate i ka përmendur reagimet e Shpend Ahmetit dhe deputetëve të tjerë, të cilët i ka lutur që të mos nguten me deklarata të tilla pasi që edhe Franca ndihmon Kosovën./21Media

Back to top button