Kosova ndanë 250 mijë euro për Koalicionin Global kundër ISIS-it

Qeveria në përkrahje të koalicionit

Qeveria e Kosovës në detyrë në mbledhjen e mbajtur me vetëm një pikë të rendit të ditës, sot ka vendosur të ndajë 250 mijë euro për përkrahjen e Koalicionit Global kundër ISIS-it

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes, në një konferencë për media u shpreh se Kosova është anëtare e Koalicionit Global kundër ISIS dhe vendi me këtë e kryen obligimin e saj, shkruan rtv21.tv.

Kosova është e gatshme ta përkrah këtë koalicion në aspektin ushtarak, policor, të intelegjencës por edhe të aspekteve të tjera, të qëndrimeve të qarta publike që i bënë. Sot e kryem obligimin financiar në këtë rast e kemi shtu shumën, vitin e kalun i kemi nda 100 mijë euro, kësaj here Kosova ka vvendos me nda për koalicionin Global 250 mijë euro”,  tha Haradinaj.

Shuma sipas kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, është ndarë nga kategoria “Shpenzime të paparashikuara”./21Media

 

 

Back to top button